Partia e Lirisë zgjedh anëtarët e rinj të Kryesisë, Ilir Meta: Integriteti i lidershipit dhe energjia rinore, garanci për triumfin në 14 Maj

331486342 927476438691606 5944559040429988196 N

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar emrat e anëtarëve të rinj të Kryesisë.

Në një postim në Facebook, Meta u shpreh se integriteti i lidershipit dhe energjia rinore janë garanci për triumfin e PL në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Postimi i plotë:
Një urim të përzemërt për anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë të Lirisë.
Jam i bindur se me Prof.Luigj Turmalaj, Dr.Gentian Çalën, Viktor Tushën, Kontiana Kuçin, Ismeralda Seidollin, Anisa Ibraj dhe Faik Bashën fuqizojmë përfaqësimin e Partisë të Lirisë dhe autoritetin e lidershipit të saj.
Integriteti i lidershipit dhe energjia rinore, garanci për triumfin e Partisë të Lirisë në 14 Maj!

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×