“Gjithmonë në teh të thikës”, Sejdini lavdëron Shehin: Ia doli edhe me opinionin kundër se nuk kishte lidhje me Tiranën

Faruk Sejdini, një emër shumë i njohur i trajnimit shqiptar, ka analizuar suksesin e Tiranës në kampionatin aktual. Në emisionin “Sport Neës Plus” me moderatoren Daljana Sejdia, ai ka analizuar situatën e Orges Shehit, duke i dhënë atij shumë merita mbi këtë sukses të bardhebluve.

sejdini

“Tirana deri në ndeshjen me Partizanin ka qenë ndër ekipet gati-gati në perfeksion. Filloi kampionatin me një trajner që ishte i dyshuar, me llafe, duhet të ecte hap pas hapi dhe të merrte gjithmonë rezultate se ishte në teh të thikës në opinion. Ne e dimë që tifozeria e Tiranës është kërkuese.

Ai ishte i vetmi trajner me minuse në opinionin e Tiranës ishte i ri po që nuk kishte lidhje me Tiranë dhe ishte një trajner që erdhi si i pazbuluar, si me katapultë. Në këto pozita ishte nën trysni. Por ai i kapërceu këto, nuk është e kollajtë. Ai i kaloi të gjitha me shumë vullnet, qetësi dhe i mori të gjithë ndeshjet hap pas hapi.

Dhe po të shohësh Shehin, në asnjë moment nuk ka qenë euforik. Edhe atëherë kur bënte ndonjë gjë surprizë, ai asnjëherë nuk shkoi në eufori. Ndaj këtu ka një meritë shumë të madhe që diti të menaxhojnë edhe ambientin, edhe ekipin”, tha Sejdini.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×