Nënshkruhet memorandumi për gazifikimin e Shqipërisë, Rama: Furnizimi me gaz përmes Terminalit të Ri po zgjon interesa të shumanshme

0918f5ac 0888 4e61 Ba19 1b501ab5533c

Kryeministri Rama dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo morën pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes Overgas dhe Albgaz, për deversifikimin e tregut të gazit në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan: Me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, në një tjetër hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së vizionit Shqipëria2030 eksportuese neto e energjisë. Furnizimi me gaz përmes Terminalit të Ri, që do të ngrihet në Vlorë, tanimë po zgjon interesa të shumanshme.

Pak para hedhjes së firmave, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belndia Balluku u shpreh ndër të tjera se ky projekt ka tërhequr Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën për t’u bërë pjesë.

“Është një moment i shënuar për një nga projektet tona më të rëndësishme dhe strategjike që ka të bëjë me gazifikimin e Shqipërisë, duke iu referuar projektit të Termocentralit të Vlorës të pjesës gazifikuese të portit lundrues që do të ndërtohet në Vlorë dhe padyshim të një hapi të madh që ne po hedhim duke e kthyer këtë projekt nga një projekt lokal në një projekt rajonal”,  u shpreh Ministrja Balluku.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×