Këngëtari i njohur habit me deklaratën e tij: Preferoj të ha mandarina sesa të bëj seks me bashkëshorten!

robie-2

Këngëtari i njohur Robbie Williams ka rrëfyer se ai pothuajse kurrë nuk bën seks me gruan e tij.

Gjatë një interviste ku ishte i ftuar së bashku me bashkëshorten e tij prej 13 vitesh, Ida Field, ata kanë pranuar se nuk janë shumë aktiv seksualisht.

Këngëtari i hitit ‘Take That’ bëri shkaktar për mungesën e dëshirës seksuale ndalimin e marrjes e pilulave të testosteronit pasi duhej t’i ‘i hiqte’ ato sepse krijuan varësi dhe i shtuan depresionin.

“Seksi gjatë asaj kohe ishte “i pabesueshëm”, por për shkak të problemeve të depresionit, më duhej të ndaloja marrjen e tyre”, tha Williams për The Sun.

Më pas Robbie theksoi: “Të gjithë e dinë që nuk ka seks pas martesës. Kështu janë gjërat. Unë merrja testosteron për një kohë, por, duke qenë se me krijoi varësi, kjo duhej të ndalohej. Mora ato supet katrore dhe fillova të dukesha si portier. Nuk dukesha mirë”.

Megjithatë, ai u shpreh se sa shumë i mungon ajo periudhë me gruan e tij, pasi dikur nuk i mbanin dot duart larg njëri-tjetrit.

“Por seksi që bëmë kur isha në testosteron ishte i jashtëzakonshëm, ndodhte gjatë gjithë kohës. Ishim plot. Por kjo tregon se sa shumë na pëlqente njëri-tjetri, sepse kur isha duke marrë pilula, ne nuk mund t’i mbanim duart larg njëri-tjetrit”, tha Williams.

“Më mungon kjo. Ishte një periudhë e bukur. Megjithatë, ndonjëherë tani, Aida do të kthehet nga unë në divan dhe do të thotë, “duhet të bëjmë seks”, dhe unë do të ulem atje dhe do të ha një mandarinë dhe thjesht do të ngre supet. Pra, e dini, ndonjëherë ne përpiqemi”– shtoi artisti.

Gruaja e tij pranoi, duke theksuar se për të “intimiteti është ana e rëndësishme, thelbësore e dashurisë. Unë dhe Robi ndajmë të njëjtin mendim. Ne jemi të lumtur”.

Në fund, Robbie shtoi se “ata nuk mund t’i heqin rrobat e njëri-tjetrit çdo natë, por ata janë gjithmonë duke u përqafuar dhe puthur, duke mbajtur duart dhe duke u përqafuar duke parë TV”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×