Ibra është lideri i Milanit, zbulohet fjalimi i sulmuesit para ndeshjes me Veronën: Nëse duam që të na kujtojnë…

Zlatan Ibrahimoviç nuk u afrua nga Milani vetëm për kontributin e tij në fushë, por edhe për mënyrën se si është kthyer në liderin e një grupi lojtarësh të rinj. Eksperienca e tij si fitues në disa prej klubeve më të njohura në botë, e ka bërë atë një element të domosdoshëm për Milanin dhe kjo është kuptuar më së miri para ndeshjes me Veronën.

1396141530-0247-U3301418842714puG--712x402@Gazzetta-Web_712x402

Aty, Ibrahimioviç ka mbajtur një fjalim motivues para ekipit, të cilin e ka zbuluar pas sfidës vetë trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli.

“Para ndeshjes, Zlatan tha një gjë shumë të bukur: ‘Lojtarët e Milanit kujtohen për atë që kanë fituar. Nëse duam që të kujtohen për ne, kemi tre ndeshje në dispozicion’”, zbuloi pioli fjalët me të cilat Ibrahimoviç kishte nxitur ekipin që të mundte Veronën e të vazhdonte rrugëtimin drejt titullit kampion.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×