Itali/ 37-vjeçarja shqiptare masakrohet me thikë për vdekje para shkollës së djalit, i dyshuar… (Emri)

Bruna Mucha

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në provincën e Raguzës, në Itali mesditën e sotme, teksa viktimë ka mbetur një 37-vjeçare shqiptare. Sipas mediave italiane sulmi ndaj shqiptares së identifikuar i Bruna Meuca Hella ka ndodhur në Vittoria dhe ajo është gjetur e gjakosur për vdekje.

Më tej shtohet se ajo është sulmuar nga një burrë përpara shkollës “Rosario”, të djalit të saj 10-vjeçar, ndërsa dyshohet se autori mund të jetë bashkëshorti i 37-vjeçares.

Përpara nisjes së mësimit në shkollë, Bruna është sulmuar në mes të rrugës, teksa ka marrë disa goditje të njëpasnjëshme me thikë. Ndërkohë pavarësisht nxitimit për ta transportuar për në spital, Bruna ka mbërritur e pajetë në duart e mjekëve.

Tashmë agjentët e mjekësisë ligjore janë duke punuar në zbardhjen e ngjarjes së rëndë, rindërtimin e dinamikës së sulmit dhe identifikimin e autorit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×