E trishtë! U diagnostikua me kancer disa muaj më parë, ndërron jetë në moshën 79-vjeçare moderatori i njohur

jerry-2-3

Moderatori i njohur, Jerry Springer, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.

“Ai vdiq paqësisht të enjten në shtëpinë e tij në Çikago”, konfirmuan publicistët e tij për BBC Neës. Sipas mediave, ylli legjendar i televizionit, u diagnostikua me kancer disa muaj më parë dhe gjendja e tij u përkeqësua papritur këtë javë.

Jerry drejtoi emisionin e suksesshëm “The Jerry Springer Shoë” për 27 vjet. Përpara se të ishte pjesë e ekranit, ai ishte një politikan që drejtoi një fushatë për Kongresin Amerikan në vitin 1970, u zgjodh në Këshillin Bashkiak të Cincinnatit në vitin 1971 dhe u bë kryebashkiak i qytetit në 1977. Por, Springer u bë një sensacion ndërkombëtar me shfaqjen e tij që debutoi në vitin 1991.

Shfaqja e Jerry-t ishte aq e popullarizuar në fund të viteve ’90, madje arriti në krye të Oprah Winfrey-t në disa qytete.

Ai bëri një seri tjetër në televizion, me shfaqjen e tij “Judge Jerry”, i cili u shfaq për 3 sezone. Dalja e fundit televizive e Jerry erdhi sezonin e kaluar në “The Masked Singer” ku performoi si “The Beetle”, duke kënduar një klasik të Frank Sinatra.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×