Shfuqizimi i Bordit të Ushqimeve/ “Faqja e zezë e rilindësve që votuan vjedhjen”, Vasili: Qeveria po mban hajdutët e naftës

Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale pas shfuqizimit të Bordit të Ushqimeve ditën e sotme nga Gjykata Kushtetuese.

Vasili shkroi në Facebook se ky bord është “faqja e zezë e deputetëve rilindas”, të cilët e miratuan ligjin me “kartonat e rilindjes”.

Ai shtoi më tej se nga ana tjetër qeveria po mban “Bordin e Hajdutëve të Naftës”.

Postimi i plotë:

Faqja e zeze e deputeteve rilindas, qe votuan vjedhjen e popullit!!
Ligji per Bordin e ushqimeve i votuar paturpesisht nga deputetet e rilindjes u rrezua nga Gjykata Kushtetuese.
Bordi i ushqimeve ra, ndersa qeveria mban Bordin e Hajduteve te Naftes!
Kam thene qindra here qe Bordet e cmimeve jane Borde Hajdutesh.
Gjykata Kushtetuese rrezoi sot Bordin qe vendoste cmimin e ushqimeve dhe ligjin qe batakcinjte ne Parlament e miratuan me kartonat e rilindjes.
Faqe e zeze per deputetet, qe e votuan ligjin per te vjedhur popullin
Bordi i Hajduteve te çmimit te Naftes vazhdon te vjedhe.
Si nuk kane turp hajdutet e qeverise dhe vazhdojne ta mbajne.
Binduni perfundimisht qe deputetet e rilindjes ne Parlament jane vetem noterizues te hajduterise se qeverise, qe ju hedh edhe ketyre deputeteve nga nje cope qe te votojne si budallenj te dobishem.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×