Zëvendësime të njëjta dhe instiktive, Inzagi konfuzon Interin

Interi po kalon ndoshta një nga momentet më të vësh tira të viteve të fundit, kjo jo vetëm për sa u përket rezultateve, por mbi të gjitha për klimën e që ka rrethuar skuadrën.

INZAGI

Pa u fshirë akoma plagët e derbit të 5 shkurtit që u përcaktua edhe nga zëvendësimet e trajnerit zikaltër dhe që vendosi shumë për fatin e sezonit të shkuar, Inzagi na ka servirur një tjetër ndeshje për të komentuar, dhe mbi të gjitha, një tjetër dukuri: nëse merr karton të verdhë, 46- vjeçari të zëvendëson.

KONFUZION – Inzagi e ka drejtuar Interin në 45 ndeshje në Serinë A duke kryer 221 zëvendësime nga 225 të mundshme. Tekniku është ndër ata që ka përfituar më së shumti nga 5 zëvendësimet e lejuara dhe vetëm tri herë e ka mbyllur ndeshjen pa i konsumuar të gjitha mundësitë: ndaj Juves e Sasuolos i ndërroi nga katër herë protagonistët në fushë, ndërkohë që ndaj Napolit u besoi vetëm tri rezervave.

Por nga numri i përgjithshëm i zëvendësimeve të kryera nga trajneri, 43 prej tyre, thuajse një e pesta, kanë pasur të bëjnë me lojtarë që kanë qenë të ndëshkuar fillimisht me karton të verdhë. Këtë më së miri e di Çalhanoglu (8 herë) dhe Barela, që për të mos rrezikuar kartonin e kuq e ka lënë fushën para përfundimit 7 herë. Tukru është edhe lojtari që është zëvendësuar më shumë nga Inzagi me 29 herë, i ndjekur nga Lautaro me 25.

Ndaj Udinezes edhe Bastoni e Mikhitarian, ishin dy ndryshime instiktive të trajnerit, që edhe pse mund të justifikohet me panikun e një kartoni të kuq imagjinar, nuk mund të justifikojë lëvizjet e bëra në pjesën e dytë, që me sa duket nuk ishin të mirëmenduara, pasi nuk sollën asgjë pozitive, përkundrazi. 4 nga 5 ndërhyrjet e bëra në mbrojtje, ishin mesazh i një Interi të frikësuar ndryshe nga ai i një viti më parë, ku merita më e madhe e Inzagit ishte loja e bukur që solli pas Kontes dhe dëshira për të dominuar.

PRECEDENTËT – Nuk ka kaluar shumë kohë që kur Çalhanoglu u ankua për atë zëvendësim të tij në derbin e 5 shkurtit, motiv për të cilin edhe u gjobit nga klubi. E nëse do të flasim për një sezon më parë, edhe në “Anfield” kur po kryesonin 0-1 dhe nuk kishin gjë për të humbur, Inzagi nxori nga fusha Lautaron, Dumfrisin e Çalhan.

Vesin trajneri nuk e harroi as këtë vit kur ndaj Lacios i ndërpreu ndeshjen Lukakut e Dumfrisit, dhe ndaj Milanit nuk arriti dot të shfrytëzonte avantazhin duke u përmbysur.

Duke marrë shkas nga e kaluara, Interi pret nga Inzagi që të gjejë impulsin e duhur për t’u dhënë ndeshjeve dhe të godasë me zëvendësimet. Fundja me Dumfrisin ndaj Salernitanës dhe një sezon më parë kur përmbysi Sasuolon falë një zëvendësimi të katërfishtë, Simone ka treguar se CV-ja e tij nuk është e vakët në këtë drejtim dhe se duhet të mbledhë gjithë kurajën e tij dhe të bëjë zgjedhjet që do të zgjojnë Interin.

Përgatiti: NISLI GJINI – Arena e Lajmit

 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×