“Kryeministri e ka vendin në burg”/ Nikolla përplaset me Vokshin, i mbyll mikrofonin kur deputetja e PD flet për “Rama-McGonigal”

Vokshi

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi u përplas me kryetaren e Parlamentit në nisje të seancës pasi përmendi aferën “Rama-McGonigal”.

Sipas Nikollës, deputetja demokrate nuk po fliste për procedurën, duke i hequr fjalën.

Debati

Vokshi: Edi Rama e ka vendin në burg. Deputetë të ndershëm socialistë distancohuni nga Rama. Ejani të ngremë sot komisionin hetimor. 24 deputetë keni përjashtuar, turp më të madh nuk ka Lindita Nikolla. Ky parlament sot ka rënë, nuk mbron më interesat e popullit, mbron vetëm interesat e Edi Ramës. 14 herë përmendet emri i Ramës në akt akuzën e drejtësisë amerikane.

Nikolla: Po mbani fjalim, respektoni procedurën.

Vokshi: E di që prekesh kur përmendet Rama.

Nikolla: Do ta heq fjalën se nuk është për procedurë. Zonja Açka fjala për ju.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×