“Në vend që të dëgjoheshin, u kërcënuan dhe u intimiduan nga qeveria e inceneratorëve”, Meta fton pedagogët në protestë: Bashkë jemi më të fortë!

Ilir Meta 2

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ftuar sot pedagogët në protestën e opozitës.

Meta shkruan se në vend që të dëgjoheshin, pedagogët u kërcënuan dhe u intimiduan nga qeveria e inceneratorëve që arsimin nuk e ka prioritet.

Ai thekson se nëse nuk përmbushen kërkesat e pedagogëve dhe studentëve, ikja e të rinjve dhe intelektualëve do të vijojë të zgjerojë plagën e shpopullimit, si pjesë e axhendës së “Rilindjes”.

POSTIMI I PLOTË

Pedagogët iu rikthyen dje sërish protestës, sepse qeveria i injoroi kërkesat e tyre për paga dinjitoze dhe rritjen e financimit të kërkimit shkencor në arsimin e lartë.
Në vend që të dëgjoheshin, u kërcënuan dhe u intimiduan nga qeveria e inceneratorëve që arsimin nuk e ka prioritet.
Ndërkohë që pedagogët shqiptarë janë më të keqpaguarit në rajon, financimi për kërkimin shkencor është më i ulëti.

E kam mbështetur fuqimisht kërkesën e tyre për rritjen e pagave në nivele të krahasueshme me pedagogët e Kosovës.

Nëse nuk përmbushen kërkesat e pedagogëve dhe studentëve, ikja e të rinjve dhe intelektualëve do të vijojë të zgjerojë plagën e shpopullimit, si pjesë e axhendës së “Rilindjes”.

Ndaj i ftoj pedagogët dhe studentët t’i bashkohen sot protestës së opozitës! Llogaridhënie për injorimin e kërkesave të pedagogëve dhe studentëve! Bashkë jemi më të fortë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×