Deklaroi se do të vriste 2-3 armiq rusë, UEFA merr vendimin për trajnerin e Ukrainës

Trajneri i kombëtares ukrainase të futbollit, Oleksandr Petrakov, është gjobitur dhe paralajmëruar nga UEFA për deklaratat diskriminuese kundër Rusisë, pasi ai shprehu dëshirën për të rrëmbyer armët dhe luftuar kundër ushtrisë ruse në Ukrainë.

Oleksandr Petrakov

65-vjeçari tha për “The Guardian” në prill se “nëse rusët do të hynin në Kiev, atëherë unë do të marr një armë dhe mbroj qytetin tim.

Mendoj se mund të ekzekutoj dy apo tre armiq”. Kjo deklaratë solli reagimin e Federatës Ruse të Futbollit, që e denoncoi në UEFA, duke e akuzuar Petrakovin për gjuhë diskriminuese ndaj vendit të tyre dhe shkeljen e neutralitetit politik.

Rusia kërkoi pezullimin e tij.

Por presidenti i Federatës Ukrainase të Futbollit, Andro Pavelko, njoftoi se UEFA thjesht e paralajmëroi Petrakovin për deklaratën e tij dhe i vendosi atij një gjobë të vogël, e cila u pagua nga federata.

Pavelko e akuzoi Rusinë për taktika shpërqendrimi në prag të ndeshjes së sotme të Ligës së Kombeve kundër Skocisë.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×