“Nuk do ia dalin të na mbyllin gojën”/ U padit për shpifje, Këlliçi: GJKKO më shpalli të pafajshëm! 14 maji po afron dhe…

Kellici

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka bërë sot me dije vendimin e marrë ndaj tij nga GJKKO në lidhje me akuzat për shpifje.

Këlliçi u shpreh se GJKKO e shpalli të pafajshëm, ndërsa shtoi se sado që të përpiqen, nuk do t’ia dalin dot t’i mbyllin gojën opozitës, si renda ashtu edhe jashtë Kuvendit.

Postimi i plotë:
Në tentativë për të goditur kandidaturën dhe emrin Belind Këlliçi, i shumëpërfoluri Ardian Çela i OSHEE-së, apeloi vendimin gjyqësor të shkallës së parë, me synim që të përsëriste akuzën ndaj meje për shpifje. Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) më shpalli të pafajshëm, duke konfirmuar vendimin e shkallës së parë.
Sado të tentojnë që ti mbyllin gojën opozitës, brenda apo jashtë parlamentit, me apo pa vendime gjykatash, NUK do ia dalin dot!
14 maji po afron dhe inkurajoj çdo qytetar apo punonjës të administratës publike, të ngrenë zërin për çdo parregullsi, shantazh apo intimidim për t’i diktuar votën!
Në mbyllje, i uroj shëndet Ardian Çelës!

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×