“Nuk ka më peshkaqen se Olsi, thjeshtra fiton me kompani arkitektesh”/ Berisha akuza të forta: Baxhanaku i Ramës merr dhjetëra tendera

1388cf92 7cec 49ff 859c 7795781b2116

Në një komunikim për mediat, kreu i PD Sali Berisha nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Berisha u shpreh se vendi është pushtuar nga një organizatë kriminale, ndërsa tha se baxhanaku u kryeministrit Edi Rama, fiton me dhjetëra tenderë.

Ndër të tjera theksoi se Olsi Ramës i del emri tek biznesi i lojrave të fatit, duke shtuar se  ndihmoi Genti Xhixhën, furnitorin e Kokainës së Xibrakës, që të largohej nga Shqipëria.

“Nëse ju merrni tendera, a mundet që familjarët e kryeministrit të marrin pjesë në tendera. Jo kurrë. Nuk keni dëgjuar dhe nuk do të dëgjoni kurrë të marrë pjesë në tendera publike familjarë i një kryeministri që kërkon të jetë transparent. Pa merrni pak, shkoni e shifni të dhënat. Dhjetëra tendera fiton baxhanaku i Edi Ramës, burri i motrës së Linda Ramës. Dhjetëra, dhjetëra. Dhjetëra tendera fiton thjeshtra. Thjeshtra fiton në një kompani arkitektësh, në rregull. Mund të jetë e zonja, nuk kam asnjë vërejtje. Por nuk mund të fitojë tenderat njëri pas tjetri ajo kompani, se Europa ka me dhjetëra kompani, bota ka me qindra kompani. Se ajo, për definicion ajo kompani përjashtohet nga tenderat. Dhe të gjithë këta, Erion Veliaj, kjo ministrja e Kulturës, çdo tender do ti fitojë ajo kompani ku punon thjeshtra e Edi Ramës. Për të mos thënë, Olsi. Nuk ka më të rrezikshëm, më peshkaqen në kuptimin absolut të fjalës. Olsi Rama është njeriu që përcolli Genti Xhixhën, furnitorin kryesor të fabrikës së miellit në Xibrakë. E përcolli nga Shqipëria. Olsi Rama i del emri si eminenca gri e të gjitha lojërave të fatit në Shqipëri. Pra çfarë është kjo betejë e jona, ky revolucion. Ky revolucion është për të shpetuar çdo shqiptar nga kjo organizatë kriminale që i varfëron, mjeron  që po i largon shqiptarët nga Shqipëria”, tha Berisha.

Po ashtu tha se sot vendi drejtohet nga mafia, duke shtuar se revolucioni paqësor do të sjellë ndryshimin në Shqipëri.

“937 mijë shqiptarë janë larguar nga viti 2014-2022 nga Shqipëria thotë Eurostat, vetëm në vendet e BE-së. Asnjë vend tjetër, as nuk krahasohet me askënd. Ky është program, program. U ndala në këto aspekte, ju i dini vetë dhe besoj se i dini. Por e rëndësishme është që të ja shpjegoni çdo qytetari shqiptar.
Do të lëmë që të boshatiset Shqipëria komplet, kush ta marrë, ta marrë mafia, siç e ka. Sot e drejton mafia vendin. Prandaj duhet të ngrihemi me forcën më të madhe. E theksoj përsëri, revolucionet i bëjnë pakicat, i bëjnë guximtarët. Revolucionet paqësore i firmos shumica me vota. Dhe ky është synimi ynë.
Do të bëjmë gjithçka, do të bashkëpunojmë me çdo njeri që është i vendosur për të shpëtuar Shqipërinë, për ti dalë zot Shqipërisë. Nuk e kemi të lehtë, por e kemi absolutisht të sigurt fitoren, e kemi plotësisht të mundshme”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×