Donaldi dhe Iliri të ftuarit special në finalen e “BBV2”, ja çfarë paralajmërojnë dy ish-banorët në rrjetet e tyre sociale

maxresdefault-2-e1683125313573-2

Aktori Donald Veshaj dhe balerini Iliri Shaqiri ishin padyshim dy prej personazheve më të komentuar të edicionit të parë të Big Brother VIP Albania.

Mendohet se dyshja e ish-banorëve do të rifuten në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të darkuar me katër finalistët e këtij edicioni Luizin, Efin, Deamishelin dhe Kristin.

Të paktën kështu  kanë lënë të kuptohet përmes postimeve në llogaritë e tyre  në Instagram moderatorja Arbana Osmani dhe Donaldi.

“Shihemi sonte në darkë në Big Brother VIP Albania”, ka shkruar Doanldi, teksa Iliri pyeti fansat: “Si thoni për një darkë sonte? E dini vet se ku”.

Por nëse është e vërtetë apo jo mbetet për tu parë gjatë mbrëmjes së 6 maj kur edhe do të mbahet edhe finalja e madhe e Big Brother Vip Albania.

 

 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×