Afrimi i zgjedhjeve, qeveria ul çmimin e naftës dhe benzinës. Bordi i transparencës e bën natën ditë, dy mbledhje brenda 24 orësh

Nafta

Bordi i transparencës ka ulur ditën e sotme sërish çmimin e naftës dhe benzinës, pas ndryshimeve të bëra vetëm një ditë më parë.

Në datën 3 maj Bordi njoftoi se çmimi i naftës me pakicë do të tregtohet me 172 lekë/litri, ndërsa sot njoftoi se do të tregtohet me 169 lekë/litri.

Sakaq, benzina një dirë më parë u njoftua se do tregtohej me 175 lekë/litri, ndërsa sot 172 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz një ditë më parë ishte 66 lekë/litri ndërsa sot 62 lekë/litri.

Duhet se afrimi i zgjedhjeve ka bërë që qeveria ta bëjë “natën ditë”, duke mbledhur bordin dy herë në 24 orë.

 

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×