Këshillat Bashkiakë/ Partia e Lirisë miraton ngritjen e Komisionit për Vlerësimin e Kandidaturave, zbulohet kryetari dhe anëtarët

Whatsapp Image 2023 02 27 At 17.28.43

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së Partisë së Lirisë u miratua ngritja e Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave për anëtarë të Këshillit Bashkiak në 61 bashkitë e vendit.

Komisioni i Vlerësimit për kandidatë për anëtarë të Këshillit Bashkiak në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, ngarkohet për procesin e vlerësimit të kandidaturave të propozuara nga strukturat e partisë dhe atyre të vetë propozuara për përfaqësim politik në listat e këshillit bashkiak.

Komisioni përbëhet nga 7 anëtarë të cilët janë:

1. Petrit Vasili Kryetar
2. Endrit Braimllari Anëtar
3. Tedi Blushi Anëtar
4. Elona Guri Anëtare
5. Silva Caka Anëtare
6. Monika Kryemadhi Anëtare
7. Ana Azizaj Anëtare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×