EMRI/ Tentoi të kalonte ilegalisht drejt Maqedonisë së Veriut një 15-vjeçare, arrestohet i riu në Qafë-Thanë

Qafethane

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se tentoi që të kalonte ilegalisht drejt Maqedonisë së Veriut një 15-vjeçare. Burim e zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Jani Karriqi, banues në Pogradec.

Ky shtetas është kapur si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë Kufitare, në kufi të gjelbër, duke tentuar që të kalonte në mënyrë të paligjshme, drejt territorit të Maqedonisë së Veriut, të miturën, kundrejt pagesës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi eurosh, një celular dhe një automjet në pronësi të tij, me të cilin dyshohet se do të transportonte të miturën. Vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë rast. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×