Meta publikon foton nga takimi me Hysën: E sigurova për mbështetjen më të fuqishme për Partinë e Lirisë në bashkinë e Burrelit

331800656 753318492773369 2424147259669728020 N

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur mbështetjen për kandidatin e PD për bashkinë e Burrelit.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Meta shkruan se Dylejman Hysa do të ketë të gjithë mbështetjen e Partisë së Lirisë.

“Kënaqësi të bisedoja sot me Dylejman Hysën, mikun dhe bashkëshoqëruesi im në të gjitha sfidat në Mat, nga Ulëza deri në Macukull.

E sigurova për mbështetjen më të fuqishme për Partinë e Lirisë në Bashkinë e Burrelit në shërbim të atij komuniteti të mrekullueshëm patriotik dhe punëtor”, shkruan Meta.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×