Asnjë kontakt për rinovimin, Interi dhe titullari drejt mbylljes së bashkëpunimit

E ardhmja e Stefan De Vraj është ende e paqartë, teksa kontrata e tij i përfundon më 30 qershor 2023.

DE VRAJ

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi holandez është shumë pranë mbylljes së bashkëpunimit me Interin, pasi nuk ka asnjë kontakt mes tij dhe klubit për një rinovim të mundshëm.

Me shumë mundësi 30-vjeçari pritet që të largohet më 1 korrik 2023 me parametra zero.

De Vraj zhvillon vitin e tij të 5-të me zikaltërit, teksa në sezonin aktual në Serinë A me fanellën e Interit është aktivizuar në total në 7 ndeshje duke mos shënuar asnjë gol dhe duke mos dhuruar asnjë asist.

– Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×