
Një i ri shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë greke në qytetin e Selanikut, pasi u kap nën akuzën e trafikimit dhe shitjes së drogës.
Mësohet se 28-vjeçari shqiptar kishte marrë një banesë në qendër të qytetit, ku mbante drogën si edhe paratë.
Raportohet se në banesën e të riut u gjetën rreth 70 gramë heroinë, rreth një kilogram kanabis si edhe një peshore precise së bashku me 180 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës.
and then