Gjobitja e Grupit Hysenbelliu dhe News24, deputetja e PD: S’është rastësi! Kamuflazhi i luftës kundër lirisë së mediave përmes gjobave tatimore, sinjal i regjimeve autoritare

Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me gjobitjen nga Drejtoria e Tatimeve për Grupin Hysenbelliu dhe televizionin News24, duke e akuzuar për bilance të dyfishta.

Në një reagim në ‘Facebook’, Tabaku shtron disa pyetje, ndërsa pohon se nuk është e rastësishme që qeveria përmes drejtorisë së Tatimeve gjobit një media që ka qenë kritike ndaj saj.

Ajo shtoi mes të tjerash se; “Kamuflazhi i luftës kundër lirisë së mediave përmes gjobave tatimore është sinjal i regjimeve autoritare.”.

REAGIMI I TABAKUT
A është rastësi që qeveria e Shqipërisë përmes drejtorisë së tatimeve gjobit media që ka qenë kritike ndaj saj?
A është rastësore që në një ekonomi ku 30% është informale qeveria angazhohet të gjobisë një media kritike me të?!
Në Shqipërinë e renditur si pjesërisht e lirë nga Freedom House asgjë nuk duket rastësore.
Në një Shqipëri ku jane mbyllur dhe media kjo nuk është rastësore!
Kamuflazhi i luftës kundër lirisë së mediave përmes gjobave tatimore është sinjal i regjimeve autoritare.
Burrafortët në pushtet sa herë nuk kontrollojnë mediat i kërcënojnë, pastaj i gjobisin & në fund i godasin!
Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×