Plagosi dy persona me thikë pas sherrit, arrestohet 17-vjeçari në Korçë

Policia

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi ka plagosur dy shtetas të tjerë pas një konflikti të çastit.

Më datë 05.05.2023, rreth orës 17:40, në lagjen nr. 14, Korçë, shtetasi J. G., 17 vjeç, gjatë një konflikti, dyshohet se ka plagosur me thikë, shtetasit K. K. dhe M. I., të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×