Humbja ndaj Italisë, Sauthgejt në hall: Anglisë i mungoi cilësia në sulm, shpresoj që…

Garet Sauthgejt komentoi me trishtim dhe me pak frikë humbjen e pësuar në “San Siro” kundër Italisë, e cila dhemb njësoj si finalja e humbur e Europianit, duke parë se sërish iu nënshtruan të kaltërve, por mbi të gjitha “Tre Luanët” e tij lanë për të dëshiruar në sulm.

SAUTHGEJT 1

“Është e vështirë që të jem kritik në maksimum pas kësaj humbjeje, pasi zotërim topi nga ana jonë pati, edhe goditje në portë, por kur të mungon cilësia në sulm, atëherë të gjitha këto nuk vlejnë.

Aspekte pozitive ka mjaft për të komentuar, por edhe ato shqetësuese janë jo pak, duke qenë se deri në Botëror fatkeqësisht kemi edhe një tjetër ndeshje në dispozicion për të testuar veten dhe ky është një problem jo i vogël.

Vërshëllimat ndaj nesh? Kjo është situata aktuale dhe nuk kam pse të fshihem.

Unë premtoj se do të bëj maksimumin me lojtarët e mi për t’i mbajtur të përqendruar te objektivat që kemi paracaktuar. Dhe mbi të gjitha të mbaj gjallë idenë se realisht mund ta fitojmë Botërorin në Katar”, tha trajneri i Anglisë.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook