Emri/ Po transportonte 29 emigrantë të paligjshëm brenda kamionit, arrestohet 52-vjeçari në Sarandë

Eeeeeeeeeee

Policia e Sarandës ka finalizuar operacioni policor tδ koduar “Border 7”, pasi ka arrestuar një 52-vjeçar që transportonte me një kamionçinë, kundrejt pagesës, 29 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së.

Mësohet se si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi Tonin Hasa, 52 vjeç, banues në Elbasan, i cili u kap në flagrance në vendin e quajtur “Qafa e Soronesë”, duke transportuar 29 emigrantët.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×