Akuzohet për shitje droge, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë goditur një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, duke vënë në pranga një 27-vjeçar. Në kuadër të aksioneve për identifikimin dhe ndalimin e personave të përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, efektivët kanë arrestuar shtetasin J. C., 27 vjeç, banues në Paskuqan.

I riu është konstatuar në një automjet të parkuar në rrugën “Jordan Misja”, teksa dyshohet se po ndante lëndë narkotike në doza, me qëllim shitjen e tyre në zona të ndryshme të Tiranës.

Sipas Policisë, sapo ka konstatuar praninë e shërbimeve “Shqiponja”, 27-vjeçari ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur nga efektivët.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të automjetit, policia ka sekuestruar doza të dyshuara si kokainë dhe Cannabis Sativa, një sasi përzierjeje Crack, si dhe municion luftarak. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×