
Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, Universiteti i Tiranës ka akorduar titullin “Doctor Honoris Causa” për Michael Pompeo, Ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit.
Pompeo është vlerësuar për kontributin e çmuar në ruajtjen e paqes, ndërtimin e dialogut, garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor, si dhe themelimin e bashkëpunimit strategjik midis ShBA dhe RSH në fushën e sigurisë.
Pompeo është politikan dhe diplomat amerikan dhe ka shërbyer si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, si dhe Sekretar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.