“Rilindja asgjësoi qytetin tuaj”, Meta takim me të rinjtë në Shkodër: Po bëjnë gjithçka për t’ju bërë të ndjeheni të pafuqishëm e të braktisni vendin

Ilir Meta Ne Veri

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta po zhvillon një takim me të rinjtë në qytetin e Shkodrës.

“Duke u bashkuar mund t’i imponohen politikës dhe të rinjtë të mos jenë viktimë e kësaj politike siç është sot.
Unë vetë e kam nisur angazhimin politik si student.
Sot bëhet gjithçka për tu vrarë besimi i të rinjve në fuqinë e ndryshimit, për ti bërë të ndjehen sa më të pafuqishëm dhe të gjejnë rrugë të tjera që i largojnë nga vendi e familja edhe pa dëshirën e tyre.
Më mirë se të rinjtë askush nuk mund t’i mbrojë interesat e tyre.
Për ne bashkia e Shkodrës është prioritet dhe kemi besim se do të arrijmë një rezultat spektakolar.
Shkolla është një bashki me traditë të jashtëzakonshme kombëtare e demokratike dhe kam besim se në 14 maj do japë shembullin edhe e vetme në mbrojtje të lirisë e demokracisë.

Rilindja e ka goditur dhe asgjësuar Shkodrën lidhur me rëndësinë e saj, i ka hequr Drejtorinë e Arsimit, Agjencinë e kullimit dhe ujërat. I kanë hequr gjykatat.

E kanë përmbytur në mënyrë sistematike e nuk lajmërojnë banorët kur hapin banorët për shkarkim se nuk duan që sipas ligjit të paguajnë dëmshpërblim.

Është e rëndësishme që të japim mesazhin e ndryshimit të jashtëzakonshëm që të rinjtë të kenë besim se mundësitë e tyre janë të pakufizuara që të plotësojnë ëndrrat e tyre në Shkodër.

Besoj shumë se PL në Shkodër do të jetë frymëzim për të rinjtë dhe disa prej jush do jenë edhe përfaqësues e model të rinisë shkodrane në këshillin bashkiak të qytetit.”, tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×