“Qeveria po shpërdoron resurset e Vorës”, Meta: 50% e administratës vijnë për qokat e “Rilindjes”. Në 14 maj bashkë për ndryshimin!

Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me strukturës e Partisë së Lirisë në Vorë. Gjatë këtij takimi Meta tha se Vora është lënë pas dorë nga qeveria e Rilindjes., pasi sipas tij i vetmi qëllim i kryeministrit Edi Rama është të grabisë dhe jo të punojë për qytetarët.

“Ndryshimi është një nevojë ulëritëse. Vora është në një situatë dëshpëruese. pas 11 vitesh qeverisje të Ramës dhe pas 4 vitesh të një monizmi vendor. Në katër vite , katër kryetarë ka ndërruar Rilindja në Vorë. Mbi 50 % e administratës në Vorë, nuk kanë lidhje me komunitetit, por vijnë për të marrë rrogën dhe për të bërë qokën për partinë e Rilindjes. Duhet të investohej në shërbim të komunitetit të infrastrukturës. 12 mln euro shkojnë në xhepin e Ramës dhe jo për infrastrukturën. Me të gjitha ata që janë prekur nga tërmeti është luajtur tragjedi”, tha Meta.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×