“Indrit Hoxha kryebashkiaku i ndryshimit”, Meta: “Rilindja” rrëmben 12 mln euro në Vorë, asnjë investim për infrastrukturën

Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në takimin e zhvilluar këtë të shtunë me strukturat e Partisë së Lirisë në Vorë, akuzoi qeverinë Rama se mbi 12 mln euro që duhet të arkëtoheshin në buxhetin e Bashkisë nga qindra biznese të mëdha dhe të mesme rrëmbehen nga banda e “Rilindjes”.

STATUSI:

Kënaqësi e veçantë të prezantonim sot me shtabin e Partisë të Lirisë kandidatin e Opozitës të Bashkuar për Bashkinë Vorë, z.Indrit Hoxha.

Në katër vite “Rilindja” ndërroi 4 kryetarë në Bashkinë e Vorës dhe më shumë se gjysma e punonjësve në administratën e Bashkisë nuk ka asnjë lidhje me komunitetin por janë të importuar për arsye partiake dhe personale.

Mbi 12 milionë euro që duhej të arkëtoheshin në buxhetin e Bashkisë nga qindra biznese të mëdha dhe të mesme rrëmbehen nga banda e “Rilindjes” dhe nuk investohen për infrastrukturën në shërbim të komunitetit.

Jam i bindur se Indrit Hoxha do të jetë Kryebashkiaku i Ndryshimit, i cili ka vizionin dhe vullnetin e duhur për ta kthyer Vorën në një ndër bashkitë më të suksesshme duke tërhequr investime cilësore dhe hapur vende pune të mirëpaguara.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×