Fredi Bejleri padit për shpifje Taulant Ballën, kërkon dëmshpërblim: Ato para do t’i çoj për…

Fredi Bejleri000

Kandidati për Kryetar Bashkie i Himarës nga koalicioni Dule-Berisha, Fredi Beleri, siç e kishte paralajmëruar më 28 shkurt, ka ngritur padi ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, për shpifje.

“Edhe pse e paralajmërova zotin Taulant Balla se ai do të mbajë përgjegjësi para drejtësisë për deklaratat e tij shpifëse dhe të rreme ndaj meje, ai vazhdoi të mbështesë shpifjet e tij. Sot kam ngritur dhe depozituar padi. Me anë të së cilës kam kërkuar  dëmshpërblim prej 1.000.000 lekësh të cilat do t’ia dhuroj të gjithë shumën “Shtëpisë së Foshnjës Vlorë”.

Të paktën në këtë mënyrë  një shpifës i tillë do të ketë kontribuar sado pak në shërbimin e rrënuar të shtëpive të foshnjave nëpër bashki. Jam i bindur dhe shpresëplotë për vendimin e drejtësisë shqiptare.

Por, përgjigjen politike do ta marrin shpifësit përsëritës si Taulant Balla më 14 maj kur Himara të zgjedhë një kryetar bashkie që do t’i shërbejë interesave të vendit dhe jo miqve të tij”, shprehet në deklaratën e tij Bejleri.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×