E TRISHTË/ Futbolli në zi, ndërron jetë ish-kapiteni i “Interit të madh”

Futbolli italian është në zi!

BRUNO BOLKI

Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare, ish-kapiteni i “Interit të madh” të Helenio Herrerës, Bruno Bolki.

Një lajm i trishtë shumë ky për futbollin italian dhe jo vetëm.

Bruno Bolki ka fituar me Interin një kampionat në sezonin 1962/1963 dhe një Champions në sezonin 1963/1964.

Si futbollist ai ka mbajtur veshur gjithashtu edhe fanellat e Veronës, Atalantës, Pro Patrias dhe Torinos, ku me këta të fundit fitoi edhe një Kupë të Italisë në sezonin 1967/1968.

Në vitin 1971, Bolki “vari këpucët në gozhdë” në moshën 31-vjeçare ku filloi karrierën e tij si trajner.

36 vite si trajner, ai stërviti skuadra si Atalanta, Çezena, Rexhina, Breshia, Piza, Xhenoa, Ternana, Mesina, Monza, Leçe, Areco, Novara, Sorrento, Pistoieze, Pro Patria dhe Bari.

– Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×