Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ftuar në emisionin “Opinion” në News24 foli për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Gjatë bisedës në studio, Celibashi u pyet lidhur me denoncimet për përdorimin e administratës në fushatë si edhe audio-përgjimet të publikuara për blerje votash, si edhe për rastin e denoncimit për kryetaren e Bashkisë së Roskovecit.

Celibashi tha se për disa denoncime janë vendosur sanksione.

Më tej u ndal edhe tek ecuria e fushatës dhe votimi elektronik, për të cilat tha se ka pasur një qasje ndryshe në këtë fushatë, duke qenë më e qetë, ndërsa theksoi se me votimin elektronik garancia për integritetin e fshehtësisë është 100%.

“Besoj se zyrtarisht ditën e martë në mbrëmje, do të kemi rezultatin zyrtar, por paraprak për kandidatët dhe këshillat”, tha më tej Celibashi.

Pjesë nga biseda në studio:

Si i keni parë, denoncimet për blerjen e votave, përdorimin e administratës në fushatë, apo audio përgjimin për kryetares së bashkisë së Roskovec?

Ilirjan Celibashi: Një pjesë edhe janë raportuar në KQZ, por në krahasim me zgjedhjet e kaluara ky numër është shumë herë më i ulët. Për denoncimet në disa raste kur kemi gjetur prova kemi vendosur sanksione, kemi pasur raste kur denoncuesit nuk kanë pasur prova.

Ne kemi menduar që 30 vite do të ishin mjaftueshëm për një shoqëri që të krijonte një standard demokracie. Situata them se ka ndryshuar, në këto zgjedhje ka një qasje tjetër dhe një sjellje tjetër të përfaqësuesve të këtyre institucioneve, nuk e kanë më atë arrogancë. Janë përgjigjur për të sjellë informacion, shpjegime kanë marrë pjesë edhe në seancat dëgjimore. Vendimet që merr KQZ, qoftë KAS apo Kolegji Zgjedhor, në vlerësimin tim nuk krijojnë avantazh apo disavantazh për njërën apo tjetrën palë. Të thuash se vendimi është marrë sepse i ka shërbyer filanit pa provë më duket pa sens.

Pyetje: Një koalicion që garon në zgjedhje ta zgjedhë vetë kreun?

Celibashi: Unë kështu kam menduar, por meqë gjykata ka vendosur ndryshe tani le të shohim.

Numërimi elektronik?

Celibashi: Garancia 100% është për integritetin e fshehtësisë së votës. Sepse askush nuk ka mundësi që verifikojë se për qytetari ka votuar.

Të moshuarit do të jenë në gjendje të votojnë elektronikisht?

Celibashi: Eksperienca e zgjedhjeve të kaluar tregoi se nuk ka pasur probleme, me ndonjë përjashtim sporadik. Pajisja është shumë e thjeshtë. Pajisja të tregon edhe për kë ke votuar. Por gjithsesi në të gjitha qendrat e votimit është një operator që është pozicionuar pas makinës, dhe orienton votuesin nëse do të ketë nevojë

Rezultat përfundimtar për 30 minuta për votimin elektronik?

Celibashi: Ky është rezultati paraprak. Rezultati përfundimtar do të jetë atëherë kur shpallen të gjithë. Theksoj se zyrtarisht ditën e martë në mbrëmje, besoj do të kemi rezultatin zyrtar, por paraprak për kandidatët dhe këshillat.

Arena e Lajmit

Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit