EKSKLUZIVE/ “Me meritë në vendin e parë”, Xhixha: Ja kush e vendos derbin

Redon Xhixha është i bindur se Tirana e fiton derbin dhe hedh një hap të madh për titullin kampion. Ish-sulmuesi i bardhebluve deri në fund të janarit pranoi se derbin e vendos Abazaj ose Lushkja si dhe bardheblutë do të marrin tre trofetë.

xhixha

Për “Panorama Sport”, ai analizoi pragsfidën, si dhe çfarë e pret skuadrën kampione. Tre gola ka shënuar Redon Xhixha në derbi dy sezonet e fundit me Tiranën. Në të dyja rastet golat e sulmuesit kanë sjellë fitoren me Partizanin. Karabaku bleu lojtarin për 550 mijë euro. Për këtë transferim Tirana veç 550 mijë eurove mund të marrë edhe 250 mijë euro bonuse. Një arritje e madhe për bardheblutë dhe sulmuesin që veç të tjerave në momentin e largimit ishte edhe golashënuesi i Superiores me 11 gola.

E keni ndjekur Tiranën që kur jeni larguar nga bardheblutë. Si e shihni Tiranën në vendin e parë?

Tiranën e kam ndjekur pothuajse në të gjitha takimet që kanë luajtur.  Kanë zhvilluar një kampionat shumë të mirë. Janë me meritë në vendin e parë. Shpresoj dhe uroj që të jenë në krye të kampionatit deri në fund të sezonit.

Sipas jush, ka ndikuar humbja me Teutën dhe fakti që tani është dy pikë?

Humbja me Teutën mendoj se nuk do të ndikojë në ecurinë e derbit. Ndeshja me Partizanin është derbi. Edhe sikur të jesh në vendin e fundit dhe të jesh jashtë objektivave apo një kategori më poshtë, kur vjen fjala derbi motivi është shumë i madh dhe nuk ndikon asgjë rreth e rrotull. Veçse je i fokusuar që ta fitosh këtë ndeshje që është më e rëndësishmja për Tiranën.

Cili nga lojtarët mund ta vendosë derbin?

Në mungesë të shumë lojtarëve, them se një prej dy lojtarëve do ta vendosë derbin. Kam dy emra, Abazaj ose Lushkja. Këta të dy e vendosin këtë takim.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit

 

” “


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×