Barcelona luan nesër derbin ndaj Espanjolit dhe një fitore, do t’i jepte matematikisht titullin kampion. Në prag të këtij takimi, para mediave ka dalë të flasë trajneri Ksavi Hernandez.
Trajneri i katalanasve i kishte lënë futbollistët pushim për 5 ditë dhe i pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë vendim, Ksavi nuk i ka kursyer ironitë.
“Kisha menduar që t’iu jepja 8 ditë pushim por mendova se janë shumë. Pastaj u kujtova që nuk kemi fituar titullin, kështu që duhet ta fitojmë. Pasi fola me trajnerët fizikë, e vendosëm që t’i linim 5 ditë pushim”, u shpreh Ksavi.
Arena e Lajmit
” “
