Dopieta me Sasuolon, zgjohet Romelu Lukaku: Dua të jem titullar me Milanin

Një tjetër fitore, një tjetër hap drejt një fundsezoni për t’u mbajtur mend. Interi mundi 4-2 Sasuolon dhe vulosi fitoren e 7-të radhazi në të gjitha kompeticionet. Një tjetër hap drejt konfirmimit në zonën “Champions” sezonin e ardhshëm përmes kampionatit dhe arkitekt i suksesit të fundit ishte pikërisht ai, Romelu Lukaku, i cili po sigurohet që të vijë në formën më të mirë në fazën më vendimtare të sezonit.

lukaku

Shtatë gola dhe katër 4 asiste në kampionat që prej nisjes së muajit shkurt e deri tani. Asnjë si ai dhe Lautaro Martinezi gjatë kësaj periudhe, të cilëve “Big Rom”-i u ka shtuar edhe penalltinë e polemikave me Juventusin në Kupën e Italisë dhe golat vendimtarë ndaj Portos dhe Benfikës në Champions.

KANDIDAT PËR FORMACION – Është një çudi që prej disa muajsh titullariteti i tij kufizohet vetëm me fundjavat në kampionat, por edhe në mes të një Euroderbi, kjo është ajo që trajneri Simone Inzagi do të donte të shihte nga armët e tij të sulmit. Dhe dopieta e fundit ndaj Sasuolos është mënyra më e mirë për të festuar datëlindjen e tij të 30-të: me dy gola të shkëlqyer dhe çmimin e lojtarit më të mirë në fushë, që nuk vihej në diskutim.

PROVË FORCE – Metamorfoza e tij duket e plotë, edhe pse kundër Sasuolos belgu në pronësi të Çelsit luftoi dhe tërhoqi vëmendjen e mbrojtësve kundërshtarë, duke i shkatërruar mbrëmjen Ruan Tresoldit me silurën te goli i parë. Ai ndoshta nuk është në formën e tij më të mirë, por psikologjikisht nuk ishte kurrë jashtë ndeshjes për asnjë moment.

INTERVISTA – Në fund të takimit, televizionet nuk mund të bënin asgjë tjetër përveçse t’i drejtoheshin atij për përshtypjet e para dhe ashtu si zakonisht, Lukaku përsëriti vazhdimësinë e tij në fushë edhe përpara mikrofonave: “Sot ishte e rëndësishme për ne, një fitore për Ligën e Kampioneve, ashtu siç tha edhe trajneri. Duhet të mos ndalemi së përmirësuari”.

Nuk është sigurisht momenti për t’u kënaqur me rezultatin aktual sigurisht, edhe sepse në shtëpinë e Interit ka dy trofe në horizont, në dy kompeticionet që sulmuesi do të donte që të kishte një rol protagonisti në vetë të parë, ashtu siç ndodhi në daljen e fundit në fushë: “Do të doja shumë që të luaja të martën ashtu si të gjithë, por është trajneri ai që e përzgjedh skuadrën. Unë jap maksimumin për Interin. Nëse do të ketë nevojë për mua, unë do të jem”. Në të vërtetë, goli i dytë erdhi pasi u ankua për një goditje në mes të pjesës së dytë: “Kisha marrë një goditje, por kaloi”.

Goli i tij i parë u krahasua me goditjet e famshme të Adrianos: “Është një gjest për të cilin unë punoj prej shumë vitesh. Sa herë e marr topin kisha menduar që ta bëja. Janë golat që i kam parë t’i shënojnë sulmues të përmasave të mia si Adriano dhe Toni. Ka shumë video në ‘YouTube’: Unë dua që të përmirësohem dhe shënoj gola të tillë”. I duan shumë golat e tillë: edhe ai, Inzagi, klubi dhe tifozët. Edhe të martën e ardhshme, kur të mbërrijë Milani. Përse jo…

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – Arena e Lajmit

” “


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×