I kuqi ndaj Vinicius Jr, tërbohet Ancelotti: I gjithë stadiumi e thërriste majmun, çmenduri

Real Madrid bie në transfertë përballë Valencia, një humbje minimale 1-0, por që i kushton vendin e dytë në La Liga, -1 pikë në raport me Atletico Madrid. Në “Mestalla” dy ekipet zhvilluan një sfidë të fortë, e vendosur nga një gol i Diego Lopez në minutën e 33-të.

Fundi i sfidës u shoqërua me kaos dhe tension ku munguan as kartonët, me Vinicius Jr që u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi kundërshtarin.

Carlo Ancelotti nuk e priti mirë atë që ndodhi në fundin e sfidës duke mbrojtur lojtarin e tij i cili gjatë gjithë sfidës ishte në shënjestër të tifozëve duke e ofenduar në korr:

“I gjithë stadiumi bërtiste majmun ndaj Vinicius. Kanë nisur me ofendime që nga minuta e parë. Ajo që ndodhi këtu është më të vërtetë një mëkat. Këto episode racizmi nuk duhet të ndodhin, mendoj që Liga ka një problem shumë serioz në këtë sens. I thashë Vinicius nëse dëshironte të vazhdonte, më pas i thashë që nuk është ai problemi, në të tilla raste ndeshja duhej ndërprerë. Nuk dua të flas fare për futboll, janë shumë i acaruar”, u shpreh Ancelotti pas ndeshjes.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×