Humbja në Napoli, Inzaghi nuk e bën dramë, flet për të ardhmen dhe finalen me City

Simone Inzaghi nuk përpiqet të gjejë alibi pas humbjes së pësuar kundër Napolit, por sigurisht kjo ishte një humbje e kushtëzuar jo pak nga kartoni i kuq i Gagliardinit:

“Nuk kam çfarë t’i kërkoj djemve, sigurisht kjo humbje na ul pak ritmin, por skuadra qëndroi në lojë edhe kur ishim me dhjetë lojtarë kundër kampionëve të Italisë. Sigurisht paguam shtrenjtë kartonin e kuq.

E ardhmja? Më bëhet qejfi për besimin që më ka dhënë shoqëria, por përpara kemi ndeshje të rëndësishme. Në dy vite kemi marrë pjesë në 5 finale.

Man.Cirty? Kemi një finale pas tre ditësh, në Kupën e Italisë. Man.City e njohim të gjithë, është një nga skuadrat më të forta në botë, por nuk futemi në fushë të dorëzuar, do ta luajmë”, u shpreh Inzaghi pas ndeshjes kundër Napolit.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×