Tekniku i Fiorentinës motivon skuadrën para Interit: Duam diçka të jashtëzakonshme

Fiorentina luan finalen e Kupës së Italisë ndaj Interit këtë të mërkurë mbrëma. Trajneri i skuadrës nga Firence, Vincenzo Italiano ka motivuar në maksimum ekipin, para këtij takimi të rëndësishëm.

“Dua të fokusohem në dy vitet e fundit. Gjithçka filloi në Moena dhe ka pasur një proces të jashtëzakonshëm rritjeje falë vullnetit të djemve. Ata kanë qenë të fokusuar dhe të gatshëm të dëgjojnë idetë.

Së bashku kemi marrë këtë kualifikim për në Evropë dhe kemi arritur në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. E nisëm këtë sezon me synimin për t’i përmirësuar këto dy rezultate dhe ia dolëm. Kam vënë të gjithë veten time, pasionin tim dhe dëshirën time në fushë, duke u përpjekur për të ndarë gjithçka me djemtë. Megjithatë, nuk duhet të mjaftohemi me arritjen në finale. Do ta përballojmë finalen me besim. Nga nesër, do të përpiqemi të japim gjithçka për të arritur diçka të jashtëzakonshme” – Tha ai.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×