Etrit Berisha zbulon sekretin e penalltisë së pritur ndaj Insinjes: U hodha në krahun e djathtë sepse…

Etrit Berisha ka qenë protagonist në Serinë A edhe në këtë fundjavë, ndonëse skuadra e tij nuk ia doli të merrte pikë ndaj Napolit. Napolitanët fituan me shifrat 1-0 ndaj Torinos në një sfidë ku kapiteni i përfaqësueses shqiptare shkëlqeu edhe duke i pritur në penallti Lorenco Insinjes.

63546

 

Një penallti të cilën ai tregoi se e kishte nuhatur me kohë, pasi kishte studiuar mirë fantazistin e Napolit në tentativat e mëparshme para këtij dueli.

“E kam studiuar dhe vendosa të hidhesha në krahun tim të djathtë pasi 5-6 penalltitë e fundit i kishte dërguar në atë kënd”, tha Berisha në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”. “Më ndihmoi pak edhe fati, pasi nuk ishte e thjeshtë të arrije atë top”, tregoi portieri sekretin e pritjes së tij.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×