Një javë përpara fundit, Premier League ka zbardhur të gjithë verdiktet në lidhje me Evropën. Man.United thyen me “poker” golash Chelsea-n duke marrë vendin e tretë në ishull. Ekipi i Ten Hag siguroi një biletë për në Champions League. Man.City, Arsenal, United dhe Newcastle do përfaqësojnë sezonin e ri Anglinë në arenën më të rëndësishme në Evropë. Liverpool dhe Brighton sigurojnë një biletë për në Europa League.
https://www.youtube.com/watch?v=b3QO5eB0HeE
Në “Old Trafford”, përballë një Chelsea të dorëzuar kohë me parë dhe jashtë çdo objektivi, djemtë e Ten Hag dhuruan spektakël, kaluan në avantazh që në minutën e 6-të me Casemiro-n. Për fat të keq, një dëmtim i Antony prishi këtë mbrëmje perfekte. Në fundin e pjesës së parë, Martial u shërbye në zonë nga Sancho dhe me portën e boshatisur dërgoi shifrat në 2-0. Në pjesën e dytë, në minutën e 73-të, Bruno Fernandez fitoi një 11-metërsh dhe po vetë nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i saktë duke dërguar shifrat në 3-0. Pesë minuta më pas ishte Rashford që dërgoi rezultatin në 4-0. Në fundin e sfidës, Joao Felix shënoi golin e nderit për Chelsea duke sigluar shifrat përfundimtare në 4-1.
Rikthimi i United në Champions dhe dëmtimi i brazilianit Antony mori vëmendjen e faqeve të para të mediave britanike:
Jemi në Champions, nuk ishte një objektiv i lehtë këtë sezon në Premier League pasi ka shumë skuadra kompetitive. Tani është e rëndësishme të mbajmë vendin e tretë, të fitojmë ndeshjen e fundit dhe të mos pësojmë dëmtime, u shpreh Ten Hag pas ndeshjes.
()