Mbërrin i pajetë 2-vjeçari në spital, dyshohet se konsumoi aksidentalisht raki

43712971 1984312245202493 112154541129990144 N

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Devoll. Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×