Me Elgit Dodën apo Flori Mumajesin? Luiz Ejlli zbulon këngëtarin që do të ketë bashkëpunimin e rradhës (FOTO)

Screenshot_20230523_172021_Brave.jpg

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli ka nisur të punojë për projekte të reja muzikore.

Luizi publikoi një duet në bashkëpunim me aktorin dhe ish-banorin e Big Brother VIP Albania 1, Donald Veshaj menjëherë pas përfundimit të spektaklit.

“2 Shotsa” u mirëprit nga fansat e tyre, ndërsa tani këngëtari nga Shkodra ka ndarë një foto në rrjete sociale, ku shihet në një studio muzikore me kantautorin, Elgit Doda.

“Mishi kokërr”, ka shkruar Luizi në mbishkrimin e fotos në Instagram.

Përveç kësaj, Ejlli më parë ka njoftuar gjithashtu se pritet të sjellë bashkëpunime me emra të njohur si Yll Limani, Elvana Gjata apo Noizy.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×