Me fjalë nuk e mund askush, drejtori Osmani godet me postimin: Nëse ju do të luanit në qiell, unë do të vdisja dhe…

Tirana u kampione për herë të 26-të në elitën e futbollit shqiptar! Me meritë absolute, teksa bardheblutë dominuan duke bërë diferencën ndaj çdo kundërshtari.

Osmani

Një meritë për këtë triumf të bardhebluve ka padyshim edhe drejtori sportive Tefik Osmani. Me fjalë nuk e mund askush, por edhe me vepra tregoi se është i zoti. Titull si lojtar dhe titull si drejtor, por mbi të gjitha ai që mendon për çdo veprim dhe është amortizatori klub-skuadër.

Së fundmi Osmani ka bërë një postim special në rrjetin social “Instagram”, teksa postoi një foto të të gjithë skuadrës, me mbishkrimin “Nëse ju do luanit në qiell, unë do vdisja dhe do vija të isha Drejtori juaj”.

Tirana

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×