EMRAT/ Me urdhër të SPAK, arrestohet sekretarja e përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë dhe një tjetër zyrtare

Më urdhër të SPAK, ditën e sotme janë vënë në pranga sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, si dhe Laura Shteto, Specialiste te “Bashkëqeverisja”.

Nga informacionet e para të siguruara për nga gazetari Igli Çelmeta, mësohet se dy zyrtaret akuzohen për korrupsion.

Lidhur me këto arrestime reagoi pak më parë edhe kryeministri Edi Rama, i cili në turin e tij të falënderimeve në Tiranë, u shpreh se është e tmerrshme mungesa e sensit të etikës dhe të bihet në këtë nivel.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×