Lionel Messi zgjodhi të transferohej në MLS te skuadra e Inter Miami. Klubi amerikan zyrtarizoi mbrëmë afrimin më të bujshëm në historinë e tyre, me një postim në rrjetet sociale.
Pavarësisht kësaj, ka nga ata që nuk besojnë se marrëveshja mund të funksionojë. Portieri i Inter Miami, Nick Marsman në një intervistë për ESPN ka thënë se klubi nuk është gati për Lionel Messin.
“Personalisht mendoj se ky klub nuk është gati që Messi të arrijë. Ne kemi një stadium të përkohshëm, i cili nuk të ofron shumë siguri. Unë mendoj se ata nuk janë gati, por shpresoj që të vijë” – Tha ai.
()