
Bojkoti i avokatëve në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar hyn në një fazë të re. Pas afro tre javësh ndërprerje të proceseve gjyqësore, avokatët kanë vendosur të zgjerojnë bojkotin edhe në seancat ku shqyrtohen masat e sigurisë.
Vendimi është marrë këtë të mërkurë, gjatë mbledhjes së zhvilluar në Dhomën Kombëtare të Avokatisë. Deri tani, seancat për caktimin apo shqyrtimin e masave të sigurisë nuk ishin përfshirë në bojkot. Me vendimin e fundit, avokatët kanë vendosur që protesta të shtrihet edhe në këto procedura gjyqësore.
Bojkoti ka nisur rreth 20 ditë më parë dhe ka sjellë moszhvillimin e proceseve në GJKKO, ndërsa vendimi i ri pritet të prekë edhe seancat që lidhen drejtpërdrejt me personat nën hetim, përfshirë vendosjen dhe shqyrtimin e masave të sigurisë ndaj tyre.
and then