
Eksperti i sigurisë kibernetike, Besmir Semanaj, ka ngritur pretendime të forta lidhur me përdorimin e të dhënave personale gjatë fushatave elektorale dhe mënyrën se si pajisen me certifikata sigurie persona që, sipas tij, kanë pasur probleme me ligjin.
Në një intervistë për emisionin “Minuta e Parë” në News24 me Ola Brukon, Semanaj tha se informacionet e marra nga sisteme shtetërore, përfshirë të dhënat e Hipotekës, TIMS-it dhe pagave, mund të jenë përdorur për të shantazhuar qytetarë gjatë fushatave elektorale.
Semanaj kritikoi mungesën e reagimit institucional ndaj këtyre shqetësimeve dhe ngriti pikëpyetje mbi personat që kanë akses në informacione të klasifikuara. Më tej, eksperti pretendoi se disa persona që, sipas tij, duhet të kishin certifikata sigurie, janë përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe madje janë dënuar për trafik droge.
“Sa persona mund të jenë shantazhuar në fushata elektorale me informacione që dispononin. Iu përdorej informacione nga Hipoteka, me TIMS-in, me rrogat. Ky informacion u përdor dhe në fushatën elektorale. Është përfshirë dhe në media. Ne nuk kemi pasur reagim. Kemi personazhe me probleme ligjore që janë pajisur me certifikatë sigurie. Si u mor certifikata?! Kuptohet tani se si u mor. Një pjesë e këtyre ekspertëve që duhej të kishin certifikata, merren me lëndë narkotike, janë dënuar për trafik droge. Si mund të kesh certifikatë sigurie kur merresh me transport të lëndëve narkotike?!”, tha ai.
and then