“Urdhëruesit e dhunës ndaj deputetëve dhe gazetarëve të mbahen përgjegjës”, Korreshi: Basha ka të drejtë, të ruhet standardi!

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi kërkon përjashtimin e urdhëruesve të dhunës ndaj deputetëve dhe gazetarëve pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së zyrtare.

Duke iu referuar deklaratave të ish-kreut të PD-së Lulzim Basha si dhe standardit të vendosur nga Këshilli Kombëtar më 15 janar të vitit të kaluar, Korreshi shkruan se dhuna për shkak të mendimit ndryshe klasifikohet si shkelje e rëndë që sjell përjashtimin nga partia.

“Në 15 Janar 2022 Këshilli Kombëtar i PD vendosi një standard: dhuna për shkak të mendimit ndryshe klasifikohet si shkelje e rëndë që sjell përjashtimin nga partia. Duke iu përgjigjur edhe mendimit të Lulzim Bashës të shprehur të enjten mendoj se ka të drejtë. Standardi duhet ruajtur. Urdhëruesit e dhunës ndaj deputetëve dhe gazetarëve duhet të mbahen përgjegjës!”, deklaron Korreshi.

Korreshi Fb
Korreshi Fb

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×