
Paraqitja e mirë e Andre Onana në mesin e shtyllave nuk mjaftoi për Interin në finalen e Champions League, teksa zikaltërit pësuan disfatë 1-0 nga Manchester City. Portieri i zikaltërve është shprehur pas ndeshjes se ndihet krenar për skuadrën në të cilën bën pjesë, pavarësisht mënyrës sesi shkuan gjërat.
“Treguam se asgjë në jetë nuk është e pamundur, se ia vlen gjithmonë të luftosh sado e vështirë të duket dhe se e vetmja betejë e humbur është ajo që heq dorë.
Besuam në veten tonë dhe ishim shumë afër lavdisë. Ne nuk e kemi prekur lavdinë, por kemi prekur zemrat e të gjithë tifozëve të Interit. Ne duhet të jemi krenarë për sezonin që kemi përjetuar së bashku.”
Lautaro– “I thashë që futbolli është i vështirë dhe i padrejtë, por nuk duhet të shikojmë episodin e vetëm. E merituam fitoren, por do të kthehemi në finale dhe do ta fitojmë”- tha ai.
()
and then